Mbytet një person në plazhin e Durrësit
Një person i mbytur i seksit mashkull është gjetur sot në plazhin e Durrësit, në vendin e quajtur Hamallaj.
Sipas policisë, viktima është i paidentifikuar, rreth 40-45 vjeç, 1.76 cm i gjatë, i shëndoshë, me flokë të shkurtra (pak të thinjura)dhe ka të veshur një palë rrobabanjo ngjyrë blu me mbishkrimin”Sport”.
Nga kqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Personi i mbytur ndodhet në morgun e Spitalit Rajonal Durrës, ndërkohë që policia vijon hetimet për identifikimin e viktimës./tvklan.al