Mbyti tre fëmijët, dënohet nëna
Një nënë është dënuar me 26 vite burg, pasi nuk ndërmori asnjë veprim për të shpëtuar tre fëmijët e saj. Ngjarja ka ndodhur në prill të vitit 2015, në Melburn në Australi.
Akon Guode ka dërguar makinën drejt liqenit Gladman në Melbune me qëllimin për të mbytur katër fëmijët e saj, por njëri prej tyre arriti të shpëtonte, ndërsa binjakët katërvjeçarë Hanger dhe Madit si dhe foshnja 16- muajshe Bol u mbytën. Goude ka qenë duke shëtitur më makinë së bashku me katër fëmijët e saj, por më pas e ka drejtuar atë drejt liqenit. Menjëherë sapo makina është afruar në ujë, ajo ka dalë vetëm duke lënë fëmijët të mbyten. Kanë qenë banorët e zonën dhe punonjësit e emergjencën ata të cilët kanë bërë të mundur shpëtimin e vetëm njërit prej fëmijëve, ndërsa tre të tjerët fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. Gjykatësi është shprehur se ky është një krim i tmerrshme dhe makabër./tvklan.al