Mbytja e kushërinjve në Liqenin e Shkodrës


Mbytja e kushërinjve në Liqenin e Shkodrës

15:13 18/08/2017 https://youtu.be/p0odsOoTBbs

Dyert e mortit u hapën në familjen Tahiri pas tragjedisë së një dite më parë, ku  dy kushërinjtë Sabjan dhe Ervis Tahiri 15 dhe 13 vjeç, u mbytën në ujërat e liqenit të Shkodrës.

Rifat Tahiri humbi djalin e vetëm Sabjanin si dhe nipin Ervisin. Të dy vëllezërit mes dhimbjesh rrëfejnë edhe rrethanat e ngjarjes tragjike.

Elasid Tahiri i cili ishte së bashku në varkë me të vëllain Ervisin, si dhe djalin e xhaxhait thotë se rritja e nivelit të ujit qe e menjëhershme ndërsa era e fortë tërhiqte varkën.

Të enjten pasdite një grup fëmijësh të zonës, kushërinj mes tyre, shkuan për t’u larë në liqenin e Shkodrës, me një varkë peshkimi. 

Rreth orës 15:00 nisi të frynte një erë e fortë duke mos iu dhënë mundësi të komandonin varkën. Pas përmbysjes fëmijët tentuan të afrohen në breg me not, por dy kushërinjtë Sabian e Elvis Tahiri, nuk mundën të dilnin. /Tv Klan

 






Të ngjashme