Ndeshje yjesh për bamirësi
Ish-futbollistë të Shqipërisë, Italisë, Greqisë e Turqisë në fushë më 10 janar
Një sfidë yjesh në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti i 26 Nëntorit, pasi të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë për këtë qëllim. Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi këtë ndeshje spektakli në “Air Albania Stadium” më 10 Janar.
Kampionët e dikurshëm do të zbresin në fushë. Ish-lojtarë të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë do të zbresin në fushën për këtë qëllim fisnik. Gianluca Zambrotta e Simone Perrota, kampionë të Botës në 2006, Hasan Şaş i cili ishte një nga liderët e Turqisë në Botërorin e vitit 2002 ku u renditën në vendin e tretë si dhe fqinjët grekë të cilin fituan Kampionatin Europian në vitin 2004 ku në grupin e lojtarëve ishte një emër si Karagunis.
Kjo ndeshje synohet të kthehet në traditë dhe që në evenimentin e parë që organizohet FSHF nxit të gjithë të bëhen pjesë e tij.
Tv Klan