Më 15 Qershor nis punën transporti publik


Më 15 Qershor nis punën transporti publik

14:37 07/06/2020

Të gjithë me maska, lejohet vetëm 70% e kapacitetit

Transporti publik do të rinisë punën në 15 Qershor. 3 muaj pas pezullimit për shkak të masave të ndërmarra për Covid-19, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar rifillimin e këtij shërbimi publik për qytetarët.

Kusht për rinisjen e punës është zbatimi i protokollit të miratuar nga Instituti i Shëndetit Publik sipas të cilit do të përdoret vetëm 70% e kapacitetit të autobusëve, të gjithë pasagjerët duhet të jenë të pajisur me maska si dhe ruajtja e distancës cilësohet shumë e rëndësishme.

Të kontaktuar nga Tv Klan, Shoqata Kombëtare e Transportit qytetas shprehet se ende nuk janë njoftuar zyrtarisht për rinisjen e punës. Ata thonë se është e pamundur të ruhet distanca brenda autobusëve me kapacitetin e përcaktuar në protokoll.

Ndërsa nga shoqata e transportit ndërqytetas shprehen se mbetet ende e paqartë vlera e rimbursimit pas rikthimit të këtij shërbimi me kapacitet të reduktuar. 

Tv Klan






Të ngjashme