Më 19 prill, raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit
Kuvendi mblodhi sot Konferencën e Kryetarëve për të nisur procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Nisma u ndërmor pas letrës dërguar dje kryetarit të kuvendit, Ilir Meta nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi.
Konferenca e Kryetarëve vendosi që raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të bëhet në datën 19 prill ora 18: 00.
Në tre raundet e para zgjedhja e Presidentit të vendit kërkon 84 vota në parlament, ndërsa në dy raundet e tjera kërkohet shumicë e thjeshtë prej 71 votash.
Deri tani nuk ka asnjë emër konkret për postin e Presidentit të vendit./tvklan.al