Më 31 Janar mbani sytë nga qielli


Më 31 Janar mbani sytë nga qielli

23:02 30/01/2018

Spektakël në qiell! Hëna e 31 Janarit do të jetë blu, e stërmadhe dhe do të ndodhë një eklips total i saj. Ky fenomen është jashtëzakonisht i rrallë dhe është verifikuar për herë të fundit në 31 Mars të vitit 1886. Kjo dukuri do të jetë më e dukshme gjatë mbrëmjes së nesërme, veçanërisht në Azinë Lindore dhe në SHBA.

Superhëna shfaqet kur sateliti ynë ndodhet në distancën me të afërt me Tokën prej 358 994 kilometra. Ndërsa Hëna Blu merr emrin nga një term anglosakson dhe quhet e tillë kur brenda një muaji ndodhin dy hëna të plota, duke u konsideruar një fenomen i rrallë.

Ndërsa Hëna e Kuqe është termi që përdoret për të shpjeguar një eklips total të satelitit tonë. Ngjyra e kuqe shpjegohet nga përthyerja e atmosferës mbi të, duke i dhënë ngjyrë gjaku.

Sipas Agjencisë Hapësinore Amerikane, gjatë këtij eklipsi mund të shihen të pasqyruar në sipërfaqen e Hënës të gjithë agimet dhe perëndimet e planetit tonë.

Klan Plus






Të ngjashme