Me armë dhe drogë në banesë, arrestohet 59-vjeçari

Foto ilustruese

Me armë dhe drogë në banesë, arrestohet 59-vjeçari

09:50 01/11/2020

Policia e Lezhës ka arrestuar mëngjesin e kësaj të diele një 59-vjeçar, Nikoll Gjeta, të cilit i janë sekuestruar 17 kilogram lëndë narkotike e dyshuar si kanabis dhe armë zjarri.

Policia në një njoftim për mediat, bën me dije se “bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Kaçinar , Mirditë, një person posedonte në banesë lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Kaçinari”, ku  u bë kapja dhe arrestimi i Nikoll Gjetës”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 59-vjeçarit, Policia ka ë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 17 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa dhe një armë zjarri automatik./tvklan.al






Të ngjashme