Me dokumente false për të kaluar kufirin, pranga 28 – vjeçarit
Një 28 – vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë Kufitare të Kapshticës, pasi tentoi të kalonte me dokumente false.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se i ndaluari është Besnik Avdia, banues në Burrel.
Nga verifikimi dhe kontrolli i ushtruar dokumentacionit të tij në hyrje të Republikës së Shqipërisë, sqaron policia, dyshohet se gjeneralitetet në pasaportën dhe kartën e identitetit të jenë të falsifikuara, me gjeneralitetet e një shtetasi bullgar.
Për këtë arsye, efektivët e Korçës e arrestuan 28 – vjeçarin, mbi të cilin rëndon akuza për falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave.
Po në Kapshticë policia ndaloi një tjetër person, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar:
Muhamed Uzeiri, 31 – vjeç, banues në Tetovë të Maqedonisë, u ndalua pasi më 25 Prill, Gjykata e Shkallës së Parë Shkup – Tetovë e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Kontrabandë e emigrantëve”./tvklan.al