Me dokumente të falsifikuara, arrestohet i riu shqiptar
Ai kishte qenë i dëbuar më parë nga Italia. Por po ndiqte një mundësi të dytë, duke u futur me dokumente false. 26-vjeçari shqiptar, Fabio Dervishaj u arrestua nga agjentët e Patrullës Kufitare në tunelin e Mont Blanc.
Policia ka kontrolluar në bordin e një linjë autobusi, kjo për shkak të masave kundër terrorizmit.
I riu shqiptar ka treguar një kartë identiteti si dhe patentë shoferi të falsifikuar. Pas verifikimeve ai është arrestuar, ndërsa rrezikon 1 vit burg (dënim me kusht) si dhe dëbimin nga Italia. /
tvklan.al