Më e bukura në botë…
Një 6 - vjeçare nga Rusia po konsiderohet si "vajza më e bukur në botë", duke ndjekur kështu gjurmët e modeles franceze Thylane Blondeau.
Anastasia Knyazeva ka mrekulluar me mijëra njerëz në internet, të cilët e kanë cilësuar si "kukull" dhe me sy magjepsës. 6 - vjeçarja është një modele për fëmijë tepër e suksesshme, pjesë e disa fushatave publicitare në Rusi. Kjo vjen pasi Thylane, sot 16 - vjeç, u cilësua si vajza më e bukur në botë, po në moshën 6 - vjeçare dhe u bë modelja më e re në French Vogue. Anastasia ka mbi 500 mijë ndjekës në Instagram, të cilin e menaxhon nëna e saj Anna. Çdo foto merr me qindra komente./tvklan.al