“Më e vështira është kur pret ta pranojë ftesën”, Erion Zeqiraj tregon si u njoh me të dashurën
Të ftuar në emisioni “Rudina” ka qenë spikeri i njohur Erion Zeqiraj dhe partneria e tij Blerta Ligaj, ku vetëm së fundmi e kanë bërë publike lidhjen e tyre të dashurisë.
Erionin dhe Blertën i ka lidhur pasioni që kanë për volejbollin. Përveç spikërimit, Erioni është edhe volejbollist me ekipin e Tirana Volejboll, ndërsa Blerta është pjesë e skuadrës së volejbollit “Agroturizëm Huqi”.
Gjatë emisionit ata kanë rrëfyer ekskluzivisht si janë njohur. Erioni ka treguar se i ka pëlqyer shumë kur e ka parë duke u stërvitur dhe më pas e ka kërkuar në rrjetet sociale dhe i ka shkruar. Këtu nisi edhe historia e tyre e dashurisë.
Rudina Magjistari: Si jeni njohur ju të dy?
Erion Zeqiraj: Duke qenë të dy sportistë, jemi njohur në sport. Blerta bënte stërvitje me skuadrën para ekipit tim dhe aty ishin shikimet e para. E pashë si vajzë të bukur dhe i gjeta emrin në fillim për ta kërkuar në rrjetet sociale dhe më pas i bëra follow. Më e vështira është kur pret ta pranojë ftesën.
Unë i kontaktova përmes rrjeteve sociale dhe prita shumë kohë derisa erdhi një përgjigje. E kisha harruar fare që i kisha bërë follow, sepse kur ti nuk merr një reagim në fillim, thua OK, jeta vazhdon.
Rudina Magjistari: Çfarë po ndodhte, pse nuk ia pranove menjëherë ftesën?
Blerta Ligaj: Po shikoja një ditë të gjithë ata që më kishin bërë ftesë edhe shoh që kisha edhe Erionin dhe shoh një foto me një shoqen time që e kishin hedhur në palestër dhe aty nisi gjithçka./tvklan.al