Me gruan dhe armën në një varr
Arkeologët kanë gjetur një varr 5000-vjeçar të një çifti të lashtë, të cilët ata i kanë quajtur “Romeo dhe Zhulieta”. Të dashuruarit parahistorikë, të zbuluar në rajonin e Karagandës të Kazakistanit, prehen pranë njëri-tjetrit, ku mashkulli duket të ketë qenë i armatosur.
SipasDaily Mail
, partnerja e tij kishte të vëna bizhuteri, byzylykë të gjelbër me gurë gjysmë të çmuar. Ky varr, i rrethuar nga gurë, është plaçkitur në kohërat e lashta, por ende kanë mbetur eshtrat e çiftit. Arkeologu Igor Kukushkin, i cili është marrë me kërkimet, tha se ka pyetje që ende mbten pa përgjigje lidhur me këta dy persona, jetesën e tyre dhe përse kanë përfunduar të varrosur me njëri-tjetrin. Një hipotezë është edhe që dy personat, të kenë ndërruar jetë në të njëjtën kohë dhe të jenë zgjedhur për të qenë të dashuruar pas vdekjes, tha ai.“Varre të tilla nuk janë gjë e rrallë në zonën tonë, por problemi është se si personi i dytë u bashkua me të ndjerin”,
tha ai./tvklan.al