Me gruan dhe djalin e mitur në motor, 35-vjeçari vdes pas përplasjes me makinën
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugën Shkodër – Muriqan. 35 – vjeçari Agron Shtogu, i cili udhëtonte me motoçikletë, sëbashku me bashkëshorten dhe djalin 3 – vjeç është aksidentuar nga një makinë tip "Golf".
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, ndërsa të plagosur kanë mbetur bashkëshortja e tij, 37 – vjeçarja me iniciale B.Sh dhe i mituri me iniciale SH. E, që ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ata janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës. Policia ka bërë të mundur shoqërimin e drejtuesit të makinës, 27 – vjeçarin Emirjan Qehaja për në komisariat, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./tvklan.al