Me këngë kundër virusit
Njerëzit që këndojnë për të ngritur moralin e qytetarëve
Qëndroni në shtëpi është motoja që i bashkon thirrjet e artistëve ngado. Orkestrat kanë sjellë interpretime virtuale nën shoqërinë e instrumenteve harkore.
Meloditë e këngëve të mirënjohura shqiptare vijnë për publikun shqiptar ndryshe si në rastin e “Moj e bukura Arbëri” e kompozitorit Avni Mula.
Të shumtë janë edhe personazhet e njohur që kanë sjellë interpretim nga karantina si Edona Llalloshi me “Moj shami e kuqe, moj shami e verdhë” apo Devis Xherahu me këngën “Kjo korona na e bëri tetë me dy”.
Nuk mungojnë as koncertet nëpër lagjet e qyteteve të Shqipërisë si ato në Durrës dhe Elbasan ku “spektatorët” e çdo moshe, duket se e kanë shijuar këtë formë për të kaluar ditët e izolimit.
Klan Plus