“Më kërkuan të mos i laja më flokët”
Aktorja e serialit të njohur “Game of Thrones”, Sophie Turner ka bërë një sakrificë shumë të madhe në jetën e saj kinematografike. Për t’iu përshtatur personazhit ajo e kishte të ndaluar të lante flokët për gjatë gjithë kohës së xhirimeve.
“Në sezonet e para, më lejohej të laja flokët sepse isha një vajzë e re aristokrate. Rreth sezonit të pestë, më kërkuan të mos i laja më flokët dhe ishte e shpifur.
– ka treguar ajo për InStyle.
Aktorja thotë se kjo torturë mori fund, pasi u gjet një zgjidhje.
“Tani vendos paruke, kështu që mund t’i laj flokët kur të dua. Por po, për disa vjet kam jetuar me flokë të yndyrshëm” ,
është shprehur Sophie.
Klan Plus