“Më lësho dorën”
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi ka duar vërtetë të forta. Aq të forta sa mund të lënë shenjë.
Kryeministri indian ka pritur princin William dhe princeshën Kate dhe gjatë përshëndetjes zyrtare për fotot e rastit, ka lënë shenjat e pesë gishtave të tij në dorën e princit pas shtrëngimit. Fotografët nuk kanë lënë t’u shpëtojnë shenjat e gishtave të kryeministrit në dorën e skuqur. /tvklan.al