“Më mirë lekë policit, se sa gjobë…” Pesë të arrestuar


“Më mirë lekë policit, se sa gjobë…” Pesë të arrestuar

08:48 15/10/2016

Pesë drejtues automjetesh janë arrestuar nga policia, pasi kanë tentuar t’i japin lekë efektivëve të policisë rrugore.

Luan Matraxhiu, 35 vjeç, u arrestua nga policia e Korçës në Bilisht. Ai po udhëtonte me automjetin tip “Volkswagen”, me targa AA359JY kur u ndalua nga policia.

Për të shmangur ndëshkimin me masë administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit, i ka ofruar një shumë prej 2000 lekë, efektivit të policisë rrugore.

Në aksin rrugor Peqin – Elbasan, në vendin e quajtur “Kryqëzimi Gjocaj” është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, Misir Boja, 48 vjeç. Ai është ndaluar se ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Kamionçinë”, në shkelje të Kodit Rrugor. Në momentin e ndalimit 48-vjeçari ka tentuar t’i jap një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative.

Ndërkohë në qytetin e  Vlorës, tre drejtues automjetesh janë arrestuar. Ylli Zanaj, 54 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me targa VL9033B, pa leje drejtimi, ka tentuar t’i japë 2 000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor.

Ëngjëllush Pasho, 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat Punto” me targa AA657BM, pa dokumentacionin përkatës,  ka tentuar t’i japë 1 000 lekë punonjësit të policisë.

Edhe Koron Muhaxhiri, 46 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Kamionçinë” me targë AA167MJ, pa rrip sigurimi, ka tentuar t’i japë 500 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim për të shpëtuar nga gjoba administrative. /tvklan.al






Të ngjashme