Me motora të fikur në mes të detit, shpëtohet shqiptari dhe italiani


Me motora të fikur në mes të detit, shpëtohet shqiptari dhe italiani

11:42 04/02/2017

Policia Bregdetare në Vlorë ka shpëtuar dy persona, një shqiptar dhe italian, të cilën kishin mbetur në mes të detit.

Rreth orën 19:40 të së premtes autoritetet u njoftuan se në veri të ishullit të Sazanit, në distancë 6 milje, ndodhej një gomone rreth 7 metra me dy persona në bord, të cilët kërkonin ndihmë, pasi mjeti i tyre kishte marrë ujë dhe i ishin fikur motorët.

Në ndihmë të tyre u dërguan anijet e gatshme “P-03” dhe “Lissus P-133”, të cilat i morën dy personat në bordin e anijes “Lissus”, ndërsa gomonia u la në det, pasi për shkak të dëmtimeve dhe të kushteve të detit nuk mund të rimorkiohej.

Gjendja shëndetësore e të shpëtuarve mësohet se është e mirë./tvklan.al






Të ngjashme