Më pak dritë, më shumë nxehtësi, ç’po i ndodh planetit


Më pak dritë, më shumë nxehtësi, ç’po i ndodh planetit

08:40 02/10/2021

Toka po errësohet dhe shkak për këtë janë ndryshimet klimatike. Temperaturat e oqeaneve janë rritur dhe retë nuk po munden të reflektojnë dritën e diellit drejt hapësirës, duke “kyçur” kështu energjinë në planetin tonë.

Tashmë planeti reflekton vetëm 25% të dritës së Diellit, pra më shumë energji po thithet prej tij se sa po i pasqyrohet kozmosit. Shkencëtarët e kanë provuar duke matur reflektimin e dritës së Tokës drejt Hënës dhe shifrat janë alarmante. Pasoja është çekuilibrimi i energjisë së Tokës dhe ngrohja e planetit.

Ndotja atmosferike është rritur në formën e dioksidit të karbonit, metanit dhe ozonit, të clët bllokojnë nxehtësinë rrezatuese të planetit  për të shkuar në hapësirë, rrisin përthithjen e dritës dhe nxehtësia mbetet në atmosferë.

Për shumë kohë shkencëtarët besonin se ngrohja e Tokës do të krijonte më shumë re që do t’i ndihmonte të kontrollonin dhe ekuilibronin klimën, por tashmë po provohet e kundërta./tvklan.al






Të ngjashme