Me pistoletë gati për qitje, prangoset 50-vjeçari

Arma e sekuestruar

Me pistoletë gati për qitje, prangoset 50-vjeçari

12:07 02/12/2020

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin policor të koduar “KOMANI” dhe ka arrestuar një 50-vjeçar që lëvizte me armë me vete.

Policia bën me dije se në momentin e arrestimit, 50-vjeçari pistoletën e kishte gati për qitje. Po ashtu këtij personi i është sekuestruar me një karikator me fishekë luftarak.

I arrestuar ka mbetur “L. M., 50 vjeç, banues në Dobrac, Shkodër, i dënuar në vitin 2004 për plagosje dhe në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje”.

Ai u kap gjatë operacionit, në lagjen “Guerrile”, në rrugën “Komani”, Shkodër, duke qarkulluar me një armë zjarri pistolete me fishke në fole gati për qitje./tvklan.al






Të ngjashme