Me pistoletë me gaz me vete, 34-vjeçari futet me makinë në oborrin e Policisë së Elbasanit


Me pistoletë me gaz me vete, 34-vjeçari futet me makinë në oborrin e Policisë së Elbasanit

11:51 02/06/2020

Bledar Lazareni u bë protagonist i një incidenti të pazakontë paraditen e kësaj të marte, në qytetin e Elbasanit. 34-vjeçari ndodhej në timonin e makinës së tij Toyota, kur goditi portën hyrëse të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit dhe u fut në oborr.

I riu, i cili sipas policisë dyshohet se ishte në gjendje të rënduar psikologjike, nuk iu bind urdhrit të punonjësit në shërbim në hyrje të Drejtorisë së Policisë.

Pasi arriti të futej në oborr, 34-vjeçari doli nga makina teksa në dorë mbante një pistoletë me gaz. Policia thotë se ai nisi të bënte lëvizje të pakontrolluara dhe u neutralizua menjëherë nga shërbimet e policisë.

Motivet e kësaj ngjarjeje momentalisht mbeten të panjohura. Specialistët për Hetimin e Krimit dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet për sqarimin e saj./tvklan.al






Të ngjashme