Me pistoletë pa leje me vete, pranga 23 – vjeçarit
Juxhin Kulla, 23 – vjeç është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi lëvizte me armë zjarri pa leje.
Burime të policisë bëjnë të ditur se Kulla, rezident në Itali, u ndalua rreth orës 00:30, në rrugën “Qemal Stafa” nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1.
Kjo pasi atij iu gjet një pistoletë të cilën e mbante pa leje, si dhe një krehër me dy fishekë, të cilat u sekuesttruan nga policia.
Mbi të riun rëndon akuza për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./tvklan.al