Me shiun vijnë dhe përmbytjet…
Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete të vendit. Në Vlorë, rrugët e portit janë mbushur me ujë duke sjellë problematika të mëdha në qarkullimin e mjeteve. Stacioni i pompimit ka vazhduar punën me intensitet të plotë edhe gjatë ditës së sotme për të larguar ujin nga rrugët.
Puna nuk është pezulluar në portin e Vlorës, në lundrim janë edhe peshkarexhat dhe anijet e vogla. E qëndrueshme paraqitet situata në lumin Vjosë ku niveli i ujit është nën kontroll.
Reshjet e dendura të shiut të mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar probleme të mëdha në Fushë-Krujë. Prurjet e mëdha rrezikojnë që lumi Ishëm të dalë nga shtrati.
Ndërsa në juglindje të vendit, në fshatrat e Korçës, si Dardhë, Voskopojë dhe Vithkuq, ka pasur reshje dëbore, por që nuk ka krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve./tvklan.al