Më shumë dashuri – Nata 2 (21 Shkurt 2008)


Më shumë dashuri – Nata 2 (21 Shkurt 2008)

23:49 21/02/2008

Një emision nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. Me pjesëmarrjen e veçantë të Emiliano Lule.

Në natën e dytë të emisionit “Më shumë dashuri” ndoqët:

Një letër shumë prekëse e shkruar nga një nënë që i kërkon të falur djalit të saj, Ledio pasi nuk e përkrahu në vendimin për t’u martuar me një italiane në moshën 19-vjeçare. Për t’i shprehur dashurinë, Valentina ka menduar një surprizë të pazakontë, që nuk është parë më parë në ekranet shqiptare. Sëbashku me “Më shumë dashuri” ajo organizoi dasmën për Ledion dhe Robertën.

Një surprizë falenderimi ndërpreu ceremoninë e ndarjes së diplomave të Fakultetit Ekonomik. Por kush është ai që meriton kaq shumë mirënjohje? Vladimir Misja është pedagogu që ka arsimuar dhe frymëzuar mijëra studentë. Sali Berisha, Jozefina Topalli, emra të njohur publikë, stafi pedagogjik dhe 3000 studentë e prindër kanë bashkëpunuar me “Më shumë dashuri” për t’i uruar akademikut të nderuar 80-vjetorin e lindjes.

Marina e ka nënën të famshme dhe nëpërmjet “Më shumë dashuri” vendosi t’i kërkojë falje dhe ta falenderojë për gjithçka ka bërë për të. Ajo është këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Eli Fara. Sot nëpërmjet një dhurate të veçantë mësuam shumë të fshehta rreth lidhjes së tyre të ngushtë. /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al






Të ngjashme