Më të mirat e Lambert Jorganxhi në “Metropol”
Në përmasa më të vogla dhe me një publik më të reduktuar, filozofia e “Metropolit” është një skenë që ti shërbejë jo vetëm teatrit por edhe koncerteve e aq më tepër atyre recital.
“Treni i tingujve” me kompozime të Lambert Jorganxhi do të këndohen nga zëra të rinj, disa prej të cilëve janë produkt i spektakleve të talenteve si X-Factor ku Lamberti ishte një nga ndihmës trajnerët.
Për një orë e gjysmë “Treni i tingujve”, më e mira e kompozitorit do të luhet e këndohet në një mbrëmje të vetme, të enjten.
TvKlan