Medaljet e Rio 2016
Rreth 11 000 sportistë do të marrin pjesë në lojërat olimpike dhe do të garojnë në 42 disiplina olimpike. 2488 prej tyre do të kthehen në shtëpi me një medalje. 812 janë të arta, 812 argjendi e 864 bronzi. Këto të fundit janë më shumë, pasi në disa disiplina si boksi, xhudo, taekundo dhe mundja nuk ka vend të katërt.
Medjaljet që do të dorëzohen në Rio 2016 janë më të mëdhatë e relizuara ndonjëherë. Një medalje peshon 500 gramë.
Përbërja e tyre natyrisht nuk është e gjitha e artë, e argjendtë apo bronz. Ato kushtojnë nga 3 euro deri në 530 euro. Medaljet e arta 100% janë dorëzuar vetëm në Londër 1908.
Medaljet e lojërave olimpike këtë vit kanë një përqindje të caktuar materiali të ricikluar dhe mund të quhen ekologjike. Favorite kryesore për të marrë më shumë medalje janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët në olimpiadën e Londrës morën 104 medalje, nga të cilat 46 të arta.
Tv Klan