Mediat amerikane: Shqipëria me makina elektrike, por s’kanë ku karikohen
Për herë të parë në Shqipëri, policia do ketë makina elektrike për të kontrolluar rrugët.
Ministri i brendshëm Saimir Tahiri, prezantoi me krenari të mërkurën, një pjesë të vogël të makinave elektrike të markës “Volswagen”, të cilat do jenë në përdorim të policisë, “I vetmi vend në rajon dhe një nga pesë vendet e Evropës”.
Ai tha “se makinat nuk do përdorin asnjë pikë karburant dhe do kushtojnë sa një filxhan kafe”, 120 lekë të reja për 100 kilometra.
Por kjo ka vetëm një kleçkë. Në stacionet e furnizimit me karburant në qytetet e Shqipërisë, nuk ka pika furnizimi për makinat elektrike, pra atyre u duhet të kthehen në stacionet e policisë për t’u mbushur./tvklan.al