Mediat e huaja jehonë largimit të kompanisë “Omnix Albania”


Mediat e huaja jehonë largimit të kompanisë “Omnix Albania”

15:37 21/09/2016

Anulimi i projektit prej 450 milionë dollarësh në fushën e turizmit nga kompania “Omnix Albania” dhe tërheqja nga çdo investim tjetër në Shqipëri, pas dhunimit që iu bë përfaqësuesit të saj në Shqipëri, ka marrë vëmendjen e mediave të rëndësishme ekonomike ndërkombëtare.

Agjencia “Itellinews” me qendër në Londër shkruan se kompania nga Dubai, “Omnix”, ka vendosur të tërheqë investimin gjigant prej 450 milionë dollarësh si pasojë e pasigurisë së përfaqësuesve të saj.

Ajo thekson se biznesmeni libanez Fadi Mitri është rrahur me një shkop bejzbolli në kryeqytetin shqiptar, më 10 Shtator .

Në përshkrimin e mediave të huaja jepen detaje edhe për projektin e planifikuar në Gjirin e Lalzit: një resort turistik me 5 yje, akuapark, dyqane, bare dhe restorante.

Në pasqyrimin e agjencisë “Itellinews” thuhet se Kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar pas sulmit të investitorit të huaj dhe se Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka akuzuar Ramën për heshtjen pas incidentit.

Tv Klan






Të ngjashme