Mediat Italiane për zjarrin në fabriken e Coca-Colës në Tiranë (4 Dhjetor 1998)
Sipas Agjensisë Zyrtare të Lajmeve nga shtypi Europian, është komentuar sot gjërësisht djegia e fabrikës Coca-Cola në Tiranë. Pronarja e kësaj fabrike Kristina Buzi në një intervistë dhënë mediave të huaja është pothuajse e bindur se zjarri është vendosur me qëllim dhe kritikon qeverinë shqiptare për mos mbrojtje të investimeve italiane në Shqipëri.
Flakët që përpinë fabrikën Coca-Cola në Tiranë, mund të thuhet se mbërritën deri në Romë. Media Italiane ka folur për këtë ngjarje në faqet e para e ndërsa organet hetimore shqiptare nuk kanë krijuar ende një ide për shkaqet e zjarrit./tvklan.al
Gazetar : Aldon Lipe