Mediat kosovare: Albert Veliu ka kërkuar azil

Albert Veliu

Mediat kosovare: Albert Veliu ka kërkuar azil

19:57 29/05/2018

Mediat e Kosovës shkruajnë sot se Albert Veliu, i njohur në audio-përgjimin e publikuar si “Dëshmitari X” ka kërkuar azil në Kosovë.

Agjencia e lajmeve “Kosova Press” citon burime të saj në polici se tashmë Veliu ka dorëzuar kërkesën për azil në Departamentin për Shtetësi dhe Azil në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ai u ndalua të dielën në qytezën e Shtimes bashkë me djalin e tij.

Arrestimin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.

Tv Klan tentoi të kontaktojë me policinë e Kosovës, por nuk mori asnjë përgjigje zyrtare për këtë çështje.

Tv Klan

 

 

 






Të ngjashme