Mediat kosovare protestojnë kundër dhunës (15 Shtator 2000)
Mediat kosovare protestojnë kundër dhunës. Drejtues të 15 gazetave dhe mediave elektronike në Kosovë, kanë arritur marrëveshje që ditën e sotme t’a shpallin si ditë të heshtjes së mediave si shenjë proteste kundër dhunës. Gazetat në Kosovë sot kanë botuar kurse mediat elektronike po transmetojnë vetëm muzikë dhe çdo orë po lexojnë një deklaratë me kërkesat e mediave në Kosovë.
Ato kërkojnë që institucionet në Kosovë të luftojnë krimin dhe dhunën. Që nga hyrja e forcave ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO në Kosovë, dhuna ka marrë jetën e mbi 1000 qytetarëve./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori