Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë situatën e përmbytjeve
Situata alarmante që ka përshkruar vendin tonë dy ditët e fundit është komentuar edhe nga mediat më prestigjoze ndërkombëtare.
“Dhjetëra persona u evakuuan në rrethet e Gjirokastrës, Beratit dhe kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë. Dhjetë shtëpi janë shkatërruar në qytetin Kamëz, jo larg Tiranës.
Ka pasur probleme edhe me furnizimin me ujë në qytetin verior të Bulqizës.
Uji deri në një metër të lartë bllokoi hyrjen perëndimore të autostradës në Tiranë. Parashikuesit e motit thanë se Puka, një qytet në veri të vendit, mori 120 milimetra shi, me më shumë pritje gjatë natës.
Ministria e Brendshme tha se rreth 170 hektarë u përmbytën në rrethin e Shkodrës, ndërsa rrëshqitjet bllokuan përkohësisht trafikun në zonën e Gjirokastrës.
Dëmtimi i rrjetit elektrik ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike në shumë fshatra”,
shkruan e përditshmja amerikane
The Washington Post
.
Ndërkohë edhe mediat aziatike kanë pasqyruar situatën e rënduar të përmbytjeve në Shqipëri.
E përditshmja kineze
XinhuaNet
shkruan:
“Reshjet e mëdha dhe stuhitë që përfshinë Shqipërinë në dy ditët e fundit kanë shkaktuar përmbytje masive në të gjithë vendin me autoritetet që njoftuan të premten se qindra qytetarë u evakuan. Forcat e Armatosura Shqiptare dhe Policia e Shtetit janë vendosur për të ndihmuar qytetarët të përballen me përmbytjet.
Situata është më serioze në rajonin e Shkodrës (Veriu i Shqipërisë), Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës (në jug të Shqipërisë) dhe disa lagjeve të kryeqytetit”.
/tvklan.al