Mediat serbe: Nuk ka asnjë bazë për Shqipërinë e Madhe
Mbledhja e qeverisë mes dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka kaluar pa vëmendjen e mediave serbe.
Gazeta
“Novosti”
shkruan se “
Nuk ka asnjë bazë për Shqipërinë e Madhe”.
Gazeta gjithashtu shkruan se qeveria e Tiranës provokoi Serbinë duke i bërë akuza të pavërteta.
“Rama në mbledhjen e dy qeverive akuzoi Serbinë për agresion ndaj të ashtuquajturës “Kosovë”. Të dyja palët bashkojnë doganat dhe lehtësojnë kalimet kufitare”,
shkruan “Novosti”.
Mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë u finalizua me arritjen e 9 marrëveshjeve, të cilat do të kenë ndikim në regjimin doganor dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve.
Brenda 6 muajve pritet të bëhet unifikimi doganor, duke eleminuar kontrollet e dyfishta dhe tarifat mes shqiptarëve në dy krahët e kufirit dhe po ashtu zerim i taksave.
Ndërsa “Kurir” e quan një “Skandal” atë që ndodhi në Pejë mes dy qeverive.
“Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, kryeministri shqiptar dhe ai kosovar, shënuan aktin përfundimtar në krijimin e një Shqipërie të Madhe. Të dy ata u mblodhën dje në Pejë me kabinetin e qeverive të tyre dhe pas një sesioni të përbashkët, ata thanë hapur se janë në lëvizje për të realizuar ëndrrën e unifikimit të Shqipërisë dhe Kosovës”
, shkruan “Kurir”.
Sipas “Kurir” e gjitha mbledhja ishte një provokim i hapur për Serbinë.
“Rama vazhdimisht fliste për Serbinë, duke përdorur dhe shprehjen “What the fuck”.
Por, pas këtyre marrëveshjeve, reagoi dhe ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott. Heqjen e tatimit për Shqipërinë dhe shtimin e taksave për Serbinë, Skot i konsideroi si vendime diskriminuese.
Kyle Scott:
“Kosova është një shtet i vetëm dhe vendosja e një tarife diskriminuese në njërën anë të vendit kundër pjesës tjetër të vendit është një propozim tepër i pazakontë”
.
/tvklan.al