Mediat serbe: Tifozët shqiptarë po na provokojnë
Tifozët shqiptarë mund të kenë bërë shumë për vete me sjelljen e tyre në Euro 2016, por ky nuk është rasti i Serbisë.
Mediat atje shkruajnë se shqiptarët që ndodhen në Francë po provokojnë rëndë Serbinë, pavarësisht se ajo nuk është pjesë e këtij kampionati.
Madje, ato shkruajnë se këto provokime po bëhen para syve të tifozëve rusë.
Mediat i referohen disa fotove të postuara në rrjete sociale, ndër të cilat veçojnë disa tifozë që mbajnë veshur bluza ku shkruhet “Fuck Serbia”./tvklan.al