Mediu akuzon Nanon për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare – (17 Shkurt 2001)


Mediu akuzon Nanon për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare – (17 Shkurt 2001)

14:45 17/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partia Republikane dhe ajo e Ballit Kombëtar, mendojnë se ka sërish manipulime në strukturat zgjedhore, duke pasur si qëllim manipulimin e zgjedhjeve parlamentare. Sipas tyre, kontrolli i KQZ nga socialistët, që veprojnë sipas rekomandimeve të ODHIR-it dhe ambasadorit Shtudman, do të thotë përjashtimi i opozitës, nga kontrolli i procesit zgjedhor. Sipas Mediut, socialistët pa krijuar asnjë hapësirë të re për dialog, kërkojnë të manipulojnë opinionin, duke thënë se janë të hapur për dialog.

Fatmir Mediu, Kryetar i PR:- “Natyrisht ne jemi për dialog, me atë që ofron zgjidhje dhe kompromis, ndërsa përsa i përketë ofertës së zotit Nano, për monitorim të përbashkët, praktika demokratike të panjohura më parë, i kujtojmë zotit Nano, se opozita është palë në zgjedhje dhe jo në dorën e tij”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme