Mediu firmos lënien e mandatit
Largimin nga Kuvendi e ka firmosur sot edhe kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili nuk e kishte nënshkruar ende deklaratën e dorëzimit të mandatit.
Mediu ishte sot në selinë e Partisë Demokratike, pas kthimit nga Viena ku mori pjesë në punimet e OSBE-së.
Nga deputetët që nuk e kanë lënë ende mandatin janë Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi. Drejtues të opozitës kanë deklaruar se edhe ata që presin në listë do të refuzojnë marrjen e mandateve.
Tv Klan