Mediu: Maxhoranca po kërkon manipulimin e zgjedhjeve
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu akuzoi krerët e maxhorancës se po tentojnë të manipulojnë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, përmes bllokimit të reformës zgjedhore. Sipas Mediut edhe ligji i Vettingut është shembull i kapjes që kryeministri po kërkon t’i bëjë drejtësisë.
Këto deklarata mediu i bëri gjatë Konventës së Tiranës, që u mbajt në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Tv Klan