Mediu: Qeveria të ndalë zhvatjen e pronave në Himarë
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu denoncoi dhunën, që sipas tij, qeveria po ushtron ndaj pronarëve të ligjshëm në Himarë dhe në bregdetin e jugut.
Mediu kërkoi që të ndalet çdo projekt shkatërrues në emër të interesit publik korruptiv dhe pronarëve të ligjshëm t’u regjistrohen pronat.
“Të ndalet çdo projekt shkatërrues në emër të interesit publik korruptiv që cënon pronën legjitime dhe i shërben vetëm interesave korruptive të pushtetit. Çdo plan zhvillimi ka nevojë për gjykimin dhe mbështetjen e komunitetit. As Kryeministri dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të sillet si pronar me pronat e bregdetasve.”
Mediu paralajmëroi mbajtjen e një proteste ditën e dielë nga banorët e Himarës./ Tv Klan