Mediu: Reforma elektorale, nevojë urgjente


Mediu: Reforma elektorale, nevojë urgjente

16:45 06/05/2016

Kreu i  Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë një takimi që zhvilloi me drejtues të qarqeve dhe degëve në rrethe, shprehu nevojën e një qëndrimi të unifikuar të opozitës për reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi.

Mediu tha se e djathta duhet ta ketë prioritet garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Duke nënvizuar rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme, jo si një shpresë për të ritkthyer të djathtën në pushtet, por si e vetmja rrugë për të nxjerrë Shqipërinë dhe shqiptarët nga kolapsi, Mediu tha se  opozita duhet të ketë qëllime të kristalizuara mbi objektivat e Reformës Zgjedhore.

Sipas tij implementimi i listave të hapura, identifikimi, numërimi dhe votimi elektronik, financimi i fushatës elektorale nga buxheti i shtetit, do të sjellin një garë të ndershme dhe do të zhveshin Kuvendin e Shqipërisë, nga sistemi korruptim dhe i pazareve me perfaqësuesit e qytetarëve.

Tv Klan






Të ngjashme