Mediu vizitë në SHBA, takohet me senatorët amerikanë
Mediu vizitë në SHBA, takohet me senatorët amerikanë
Shpërndaje
12:25 08/05/2014Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka zhvilluar disa takime me senatorë dhe kongresmenë.Ai u prit nga senatorët Xhejms Inhof dhe Roi Blant dhe Kongresmenin Robert Aderholt i cili është dhe bashkëkryetar i Grupit për Shqipërinë në Kongresin amerikan. Mediu ngriti shqetësimin se politizimi i institucioneve dhe prishja e parimeve Kushtetuese të Çeck & Balanc po krijojnë probleme të pakthyeshme në garantimin e Sigurisë dhe ruajtjen e Rendit Publik.Mediu theksoi se opozita mbështet pa mëdyshje rrugën Europiane dhe marjen e statutit të vendit kandidat por dhe kërkon njëkohësisht nga qeveria të ndalë veprimet antikushtetuese dhe antiligjore.Tv Klan