Megan Fox ndahet nga bashkëshorti pas 10 vitesh martesë?
Megan Fox është fotografuar këtë fundjavë së bashku me Machine Gun Kelly. Ata ishin së bashku në makinë dhe u ndalën në një restorant për të marrë drekën.
Aktorja ishte gjithë kohës e buzëqeshur në shoqërinë e reperit.
Këto foto shtuan edhe më tepër zërat se Meghan dhe i Austin Green i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, pas 10 viteve martesë. Mediat e ndryshme rozë flasin për një lidhje të re të aktores me Machine Gun Kelly.
Lajmet për një ndarje të mundshme midis tyre filluan që me fillimin e pandemisë, ku çifti u izolua të ndarë nga njëri-tjetri.
Marrëdhënia midis tyre ka qenë gjithmonë me ulje-ngritje. Fillimisht lidhja e tyre përfundoi në vitin 2009, më pas çifti u pajtua sërish dhe u martuan në vitin 2010.
Pas pesë vitesh martesë, Fox bëri kërkesë për divorc në vitin 2015. Një vit më pas, në mes të divorcit të tyre, aktorja bëri veprimin e papritur. Ata vendosën të pajtoheshin dhe t’i jepnin edhe një mundësi lidhjes së tyre. Nga martesa e tyre, Brian dhe Megan kanë tre fëmijë së bashku.
Që nga ai moment, kjo është hera e parë që çifti po përflitet sërish për ndarje./tvklan.al