Megan Fox tërheq kërkesën e divorcit nga Brian Austin Green
Duket se Ylli i Hollywood, Megan Fox nuk mund të qëndrojë larg burrit të saj, aktorit Brian Austin Green.
Aktorja amerikane, e cila aktualisht është shtatzënë, u nda me Brian Austin Green verën e kaluar. Megjithatë thuhet se çifti ka vendosur të rikthehen së bashku dhe që kërkesa për divorc është tërhequr mbrapsht nga Megan Fox. Brian dhe Megan, të martuar në vitin 2010 kanë dy djem së bashku, Noah Shannon, 3 vjeç dhe Bodhi Ransom, 2 vjeç. Megan Fox ka paraqitur kërkesën e divorcit gushtin e kaluar. Megjithatë çifti ka patur kontakte të vazhdueshme, veçanërisht muajt e fundit pas shtatzënisë së papritur të Fox. Megan dhe Brian kaluan së bashku pushimet familjarë në Four Seasons Hualalai. Gjithashtu ata janë parë këtë fundjavë në Malibu të Kalifornisë për drekë së bashku. Stafi i menaxherëvë janë kontaktuar nga "Daily Star" për të dhënë komente mbi çiftin./tvklan.al