Meghan dhe Harry nuk urojnë Mbretëreshën
Pasi bënë një divorc të dytë, kësaj here me mediat britanike, Meghan dhe Harry duket se nuk janë interesuar aspak për ditën më të veçantë që ka Mbretëresha, ditëlindjen e saj.
Elizabeth festoi dje 94-vjetorin e saj, por ndryshe nga ajo që ka ndodhur më parë ku festimet ishin për 3 ditë me radhë, pandemia e Covid-19 e ndaloi këtë aktivitet.
Por ajo që u vu re është se dy rebelët e Pallatit Mbretëror që tashmë kanë hequr dorë nga titujt e tyre, Meghan dhe Harry nuk e uruan Mbretëreshën publikisht.
Ndonëse e gjithë familja nuk i kurseu fjalët e ëmbla për Mbretëreshën, çifti nuk ka bërë të njëjtën gjë. Cosmopolitan shkruan se shkak për këtë është bërë shkëputja prej disa javësh e tyre nga rrjetet sociale.
Klan Plus