Meghan “fundoset” pas deklaratës së motrës: E shkatërroi Familjen Mbretërore, donte para dhe famë por…
Motra dhe babai i Meghan Markle kanë nxituar sërish të flasin në media menjëherë pas vendimit të Harry-t dhe saj për t’u larguar drejt Kanadasë dhe për të lënë detyrat mbretërore.
Samantha Markle, në një artikull në British Sun, akuzon motrën e saj se me këto veprime dëshiron që t’i bëjë dëm të madh Familjes Mbretërore, madje shkon më tutje kur thotë se e motra zgjodhi pasurinë mbi familjen.
“Motra ime ra në Familjen Mbretërore si një tornado … Qëllimi i saj është që të ketë famë dhe të jetë pjesë e Hollywood. Ajo e ka poshtëruar babanë tonë në media. Thomas ishte vërtet një baba i mrekullueshëm”.
Samantha e ka kritikuar ashpër motrën e saj ndërsa u shpreh se ajo e dinte peshën që kishte ajo familje dhe se duhej t’i merrte parasysh të gjitha, nëse ishte apo jo e gatshme që t’u bashkohej.
“Mbretëresha 93-vjeçare nuk ka pse ta përjetojë këtë stres dhe të shikojë familjen e saj të shpërbëhet”.
Ajo thotë se e vetmja gjë që i intereson Meghan është fama dhe se ka frikë se do të gjejë ndonjëherë lumturinë e vërtetë, kënaqësinë brenda familjes.
“Unë e dua motrën time, por nuk më pëlqen personi që është bërë tani”.