Meghan Markle, ikonë e modës
Ndonëse i është përshtatur jetës në pallatin mbretëror, Meghan Markle vijon të jetë një ikonë e modës.
Pas nominimit për çmimet “Emmy” për rolin e saj në filmin “Suits”, Dukesha merr një tjetër nominim. 36-vjeçarja është kandiduar dhe qëndron prej javësh në krye të listës si ikonë e stilit nga adoleshentët. Në krah të saj listohen aktorja Blake Lively, aktori Harry Styles etj, të cilët janë klasifikuar të preferuarit e adoleshentëve për stilin që kanë. Sipas mediave amerikane, Markle pritet të hyjë në histori, pasi nëse fiton këtë çmim, do të jetë e para anëtare e një familje mbretërore që zgjidhet si ikonë e stilit, kryesisht nga adoleshentët. Muajt e fundit asaj i është dashur të heqë dorë nga xhinset duke i zëvendësuar me kostumet apo fustanet serioze, por sërish Meghan ka ditur të spikasë në zgjedhjet e saj. Prestigjiozja “Vogue” e zgjodhi pak kohë më parë si një nga femrat më me influencë në industrinë e modës. Gjithnjë e më shumë ajo po njihet si vajza “300 milion dollarë”, për shkak të garderobës tepër të shtrenjtë që ka. Klan Plus