Mehmet Harizi takime në Tiranë – (30 Nëntor 1999)


Mehmet Harizi takime në Tiranë – (30 Nëntor 1999)

15:24 30/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Qeveria e Kosovës kërkon mbështetjen e Shqipërisë në planin ndërkombëtar për realizimin e suksesshëm të zgjedhjeve të para në Majin e vitit 2000. Kështu është shprehur Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Mehmet Harizi në Tiranë. Ai ka takuar Kryeministrin Meta, Presidentin Mejdani, Kryesocialistin Fatos Nano dhe liderin demokrat Berisha.

Bashkëveprimi i dy qeverive në disa fusha të rëndësishme si dhe mbështetja ndërkobëtare e Shqipërisë për Kosovën ka qenë në qendër të takimeve të përsonaliteteve të larta të shtetit dhe politikës shqiptare me numrin dy të qëverisë së Kosovës harizi. Pas takimit në PS Nano dhe Harizi kanë folur për gazetarët.

Fatos Nano, kryetari i PS:- “Gjykuam që është e domosdoshme që këto takime të shtohen, të bëhen me konkrete për të bashkëpunuar në të gjitha fushat ku edhe Shqipëria ka detyrime dhe angazhime si vend i komunitetit Euroatlantik që lufton me mjete demokratike për të integruar shqiptarët kudo që jetojnë në Europën e re dhe në qyteterimin bashkëkohor”.

Mehmet Harizi, Zv/Kryeministër i Kosovës:- “Të gjitha çështjet që mund të zgjidhen bashkarisht ne i biseduam dhe gjetëm mirkuptim të plotë kudo që u takuam këtu për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve dhe për përparimin e Kosovës. Para së gjithash duhet theksuar këtu rolin e Shqipërisë në plan ndërkombëtar. Kosova siç e dini nuk është e përfaqësuar në mekanizmat ndërkombëtare ku Shqipëria ka bërë shumë punë të madhe në të kaluarën, ka bërë sidomos gjatë luftës dhe mendojmë se duhet të vazhdojë dhe është kjo gatishmëri e Qeverisë Shqiptare për të vazhduar edhe në të ardhmen që në plan ndërkombëtar të bëjë punën e saj në të mirë të prosperitetit të Kosovës dhe të paqes në të gjithë Rajonin”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego  






Të ngjashme