Meidani dhe Berisha (1 Shkurt 1999)


Meidani dhe Berisha (1 Shkurt 1999)

12:41 01/02/1999

Presidenti Meidani ka dalë përkrah propozimit të liderit demokrat Berisha për paktin mbi rendin. Ndërsa Berisha hedh idenë e një tryeze ndërpartiake për Meidanin ku pikat kryesore të paktit duhet të paraqiten në sallën e Parlamentit dhe të diskutohen në mënyrë institucionale. Pra sipas Presidencës që ky pakt të jetë sa më konkret duhet të marre bekimin e institucioneve legjitime te shtetit.

Ndërsa Berisha deklaroi që është ende në pritje të një përgjigje zyrtare nga ana e Qeverisë. Gjithshtu ai shtoi: “Kanë reaguar kundër pikërisht ato segmente të cilat përfaqësojnë mafien politike në shtet, që siç u shpreh Teta është shkaku kryesor i mungesës së rendit në Shqipëri.”/tvklan.al






Të ngjashme