Mejdani dekoron presidentin turk Sulejman Demirel – (10 Maj 2000)


Mejdani dekoron presidentin turk Sulejman Demirel – (10 Maj 2000)

10:12 10/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Sot pasdite në pallatin e Brigadave, Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani ka pritur presidentin e Republikës së Turqisë, Sulejman Demirel në vizitën e tij të katërt në Shqipëri. Para ceremonisë së dekorimit me urdhërin e lartë “Gjergj Kastrioti” të presidentit turk Demirel, u ekzekutuan himnet e dy shteteve. Në ceremoni ishin të pranishëm diplomat, politikan dhe gazetarë.

Në fjalën e tij presidenti Mejdani e cilësoi presidentin turk Demirel mik të vërtet të Shqipërisë, arkitekt të ndërtimit të marrdhënieve dypalëshe. Mejdani vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të Turqisë dhe presidentit Demirel në paqësimin e rajonit të Ballkanit, përfshirë Kosovën.

Në motivacionin e dekorimit të presidentit turk Demirel me urdhërin e lartë “Gjergj Kastrioti”, presidenti mejdani u shpreh: Për kontribut parësor në forcimin e miqësisë tradicionale mes popullit shqiptar dhe atij turk, për angazhimin personal dhe atij institucional për forvimin e bashkëpunimit të gjithanshëm shqiptaro-turk dhe për rolin e madh politik e human në shërbim të paqes dhe mirëkuptimin në rajonin e Ballkanit e më gjerë.

Vizita në Shqipëri ishte vizita e fundit e Sulejman Demirel si president i Turqisë në arenën ndërkombëtare./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme