Mejdani, Majko dhe Hajdaraga në darkën e lamtumirës së Komandatit Reith (30 Gusht 1999)


Mejdani, Majko dhe Hajdaraga në darkën e lamtumirës së Komandatit Reith (30 Gusht 1999)

12:31 30/08/1999

Komandanti i Misionit të NATO-s në Shqipëri, Gjenerali Reith fton në Rezidencën e tij për darkën e lamtumirës krerët e Shtetit Shqiptar. Në këto momente bashkë me të në komandën e AFOR 1 në plazhin e Plepave në Durrës në shoqërinë e gjeneralit britanik ndodhen Presidenti Mejdani, Kryeministri Majko, Ministri i Mbrojtjes Hajdaraga, ish Zëvëndës Kryeministri Islami, Ministrja e Transporteve Shuli si dhe diplomatë të lartë të Ambasadave të SHBA-së dhe Britanisë në Tiranë.

Nisja e tyre pamjet e të cilave janë fiksuar vetëm nga kamerat e TV Klan është bërë nga fusha e aneksit të Stadiumit “Qemal Stafa” me dy helikopterë drejt plazhit të Durrësit miqtë e veçantë të Gjeneralit Reith. Prej disa muajsh në Shqipëri ai ka komanduar trupat e misionit AFOR 1 gjatë bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi.

Trupat e komanduara nga Reith kanë ndikuar në ruajtjen e stabilitetit dhe rikonstruksionin e infrastrukturës së shkatërruar të Shqipërisë. Më 1 Shtator Reith largohet nga Shqipëria pas një ceremonie që do zhvillohet në Aeroportin Ushtarak të Rinasit./tvklan.al






Të ngjashme